Ndërlidhjet

Përfundojnë operacionet e shpëtimit në Iran

  • RFE /RL

Tërmeti në Iran

Tërmeti në Iran

Ekipet e shpëtimit në Iranin veri-perëndimor kanë përfunduar operacionet e shpëtimit për të mbijetuarit e dy tërmeteve të fuqishme, që lanë të vdekur rreth 230 njerëz dhe lënduan më shumë se 1 mijë e 400 të tjerë.

Autoritetet iraniane kanë ulur numrat e viktimave, pasi që fillimisht raportuan për 250 të vdekur.

Autoritetet thanë se 110 fshatra janë goditur nga tërmetet. Mbetet e paqartë sa njerëz janë prekur nga to.

Linjat telefonike dhe të komunikimit në shumë fshtara raportohet se janë dëmtuar, duke e vështirësuar kështu punën e ekipeve të shpëtimit.

Kryqi i Kuq tha se do të vendosë më shumë spitale mobile në zonat e prekura për të dhënë ndihmën emergjente për të lënduarit.

Zyrtarët iu kërkuan banorëve që gjatë natës të qëndrojnë në qiell të hapur nga frika e dridhjeve tjera pas tërmetit.

Në një deklaratë, presidenti Mahmud Ahmedinexhad iu bëri thirrje autoriteteve që të “mobilizohen dhe ta ndihmojnë popullatën e prekur”.

Agjencia e lajmeve, AFP, ka cituar shërbimet emergjente të kenë thënë se dhjetëra ekipe shpëtimi po punojnë, duke shfryëtzuar edhe qentë për të gjetur të mbijetuarit nën rrënoja, por errësira i ka penguar përpjekjet e shpëtimit.

Irani goditet shpesh nga tërmetet, disa nga të cilët kanë qenë shkatërrues. Në vitin 2003 një tërmet në qytetin juglindor të Bamit pat lënë 25 mijë të vdekur.

Përtej kufirit, në Armeni, dridhjet kanë lëkundur ndërtesat në kryeqytet, në Jerevan, duke bërë që njerëzit të ikin nga shtëpitë e tyre në rrugë, por zyrtarët nuk kanë raportuar për dëme të mëdha.

Tërmeti është dëgjuar edhe në Azerbejxhan, por as nga ky vend nuk është raportuar për dëme apo viktima. (a.i.)


XS
SM
MD
LG