Ndërlidhjet

Miliarderi Xhorxh Soros martohet për herë të tretë


Xhorxh Soros
Xhorxh Soros
Miliarderi dhe filantropisti global Xhorxh Soros e ka festuar ditëlindjen e 82-të të shtunën, duke shpallur njëkohësisht edhe fejesën me 40 vjeçaren Tamiko Bolton.

Kjo do të jetë martesa e tretë për tajkunin dhe e dyta për Boltonin.

Çifti u takua në pranverë të 2008-ës.

Bolton është e diplomuar për biznes dhe udhëheq një uebfaqe mbi jogan. Soros është një kontribues aktiv për kauzat liberale.

Sipas revistës “Forbes” pasuria e tij arrin në 20 miliardë dollarë. Ai ka pesë fëmijë nga martesat e mëhershme.
XS
SM
MD
LG