Ndërlidhjet

Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe anuluan papritmas të dielën një takim të planifikuar për t’u mbajtur gjatë ditës në në portin e Detit të Kuq, në Xhedah.

Ministrat kishin planifikuar të diskutonin krizën në Siri dhe të marrin në konsideratë një zëvendësim për ish të dërguarin e OKB-së dhe Ligës Arabe Kofi Anan, i cili dha dorëheqje në fillim të këtij muaji pas dështimit të planit gjashtë-pikësh të paqes të tij.

Zëvendësekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Ben Helli iu tha gazetarëve në Kajro se takimi “është shtyrë deri në një datë të mëvonshme.”

Ai nuk pranoi të japë ndonjë shpjegim për këtë shtyrje.
XS
SM
MD
LG