Ndërlidhjet

logo-print
E diela shënon ditën e fundit të Lojërave Olimpike Verore 2012 në Londër.

Dita e fundit do të shohë përpjekjet për rrëmbimin e 15 medaljeve të arta duke u nisur nga maratona e meshkujve deri te basketbolli për meshkuj, boksi, gjimnastika ritmike, volejbolli për meshkuj si dhe mundja me stil të lirë.

Në basketboll në finale do të luajnë Shtetet e Bashkuara kundër Spanjës.

Fredi Evans i Britanisë do të ndeshet me Sapiev Serikun e Kazakistanit në finalen e boksit.

Ceremonia e mbylljes do të fillojë në orën 21 sipas kohës lokale në Londër, ndërsa do të paraqiten më shumë se 4 mijë e 100 interpretues.

Në të do të shfaqet dorëzimi formal i Lojërave në Rio de Zhaneiro, qytet ky nikoqir i Olimpiadës Verore 2016 si dhe shuarja e flakës olimpike, e cila shënon edhe fundin e veprimtarisë së këtij viti.

Grupet britanike të rokut “The Who” dhe Spice Girls është thënë se do të performojnë po ashtu në ceremoni.
XS
SM
MD
LG