Ndërlidhjet

logo-print

Takim i rrallë i nobelistes Su Ki me presidentin birmanez


Aung Su Ki

Aung Su Ki

Liderja e opozitës në Birmani dhe fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Aung San Su Ki është takuar të dielën me presidentin Tein Sein në një takim me dyer të mbyllura.

Ky ishte takimi i tyre i parë zyrtar, që kur Su Ki fitoi një ulëse në parlament, pas zgjedhjeve në muajin prill dhe i treti që kur Sein e liroi atë nga arresti shtëpiak në vitin 2010.

Në bisedime mori pjesë edhe ministri i Hekurudhës, Aung Min, i cili ndihmon në përpjekjet për të zgjidhur konfliktet etnike në pjesën veriore të vendit.

Përleshjet e fundit në mes të rakinëve budistë dhe rohingëve myslimanë kanë lënë dhjetëra të vdekur dhe kanë shkaktuar zhvendosjen e mijëra personave.

Kombet e Bashkuara e kanë përshkruar popullatën rohinge myslimane, diku rreth 80 mijë persona, si një nga më të përndjekurat në botë.
XS
SM
MD
LG