Ndërlidhjet

Shirat, stuhia shkaktojnë viktima në Kinë, Filipine


Stuhi në Kinë, foto nga arkivi

Stuhi në Kinë, foto nga arkivi

Mediat zyrtare kineze njoftuan të dielën se të paktën 10 persona vdiqën kur një përforcim tokësor u rrëzua në një rezervuar në Kinën lindore.

Rezervuari në provincën Zhejiang u hap pas shirave të dendura të shkaktuara nga tajfuni Haikui.

Raportohet për dhjetëra persona të lënduar. Nga tajfuni Haikui më parë vdiqën gjashtë persona në pjesë të tjera të Kinës lindore. Tajfuni shkaktoi dëm material në vlerë prej 1 miliardë e gjysmë dollarë.

Ndërkohë, shirat mansun në Filipine kanë lënë të paktën 85 të vdekur.

Më shumë se 400 mijë njerëz në Manila u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre kur ujërat përmbytën 80 për qind të qytetit.

Zyrtarët thanë se sot ka shpërthyer një stuhi e re, e cila mund të sjellë shira intensive në disa pjesë të ishullit Luzon.
XS
SM
MD
LG