Ndërlidhjet

Bolt: Erdha të bëhem legjendë, dhe u bëra


Usain Bolt
Usain Bolt
Sprinteri xhamajkian Usain Bolt është shprehur i lumtur me fitoret e korrura në Olimpiadën Verore, Londra 2012.

Ai në kuadër të ekipit të Xhamajkës, fitoi një ditë më parë në stafetën olimpike të meshkujve 4 X 100 duke thyer edhe rekordin botëror.

Por, para, kësaj, Bolti rrëmbeu dy medalje të arta në vrapimet e shpejta në 100 dhe 200 metra.

“Ndjehem shkëlqyeshëm, Jam i lumtur për atë që bëra. Erdha këtu të bëhem legjendë, dhe tash jam (legjendë) dhe jam shumë i kënaqur me veten”, tha Bolt.

Një kontstaim të tillë për sprinterin xhanjkian e ka dhënë edhe kreu i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik Zhak Rozhe, i cili disa ditë më pare kishte deklaruar se Bolt duhet të dëshmojë madhështinë, para se të deklarojë se është legjendë e gjallë.

“Më lejoni ta finalizojë këtë çështje: Usain Bolt është një legjendë aktive, ai është sprinteri më i mirë i të gjitha kohërave”, citon agjencia AP, presidentin Rozhe.
XS
SM
MD
LG