Ndërlidhjet

Përplaset luftanija amerikane në Gjirin e Hormuzit


Anije e Marinës amerikane

Anije e Marinës amerikane

“U.S.S. Porter”, një luftanije e Marinës amerikane ka pësuar dëme të vogla në një përplasje me një cisternë të naftës në afërsi të Ngushticës së Hormuzit.

Sipas një deklarate të Marinës, askush në asnjërën nga anijet nuk është lënduar, derisa shkaku i përplasjes është nën hetim.

"Porter" qe në gjendje të vazhdojë lundrimin pa u ndihmuar.

Rreth 20 për qind e furnizimit botëror të naftës kalon nëpër ngushticën e Hormuzit, e cila lidh Gjirin Persik me Oqeanin Indian.

Irani ka kërcënuar herë pas here se do të bllokojë ngushticën si reagim ndaj sanksioneve të SHBA-së dhe komunitetit ndërkombëtar të vendosura për shkak të programit bërthamor të Teheranit.
XS
SM
MD
LG