Ndërlidhjet

Vriten tre policë irakianë


Bagdad, foto nga arkivi
Bagdad, foto nga arkivi
Tre policë u vranë në një sulm të shumëfishtë me bomba në Irak. Tre policët u vranë në mëngjes në qytetin Jurf al-Sakhr.

Në kohën sa arritën përforcimet, pasoi shpërthimi i dytë, në të cilin u plagosën tre persona të tjerë, përfshirë edhe shefi i policisë së Jurf al-Sakrit, Muhamed al-Hamdani.

Sipas Ministrisë së Brendshme, të dielën, dy meshkuj u vranë në një incident me të shtënat me armë zjarri në pjesën perëndimore të Bagdadit.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, 118 njerëz, përfshirë 60 anëtarë të forcave të sigurisë, janë vrarë gjatë dhunës së shënuar vetëm në këtë muaj në Irak.
XS
SM
MD
LG