Ndërlidhjet

Izraeli teston sistemin paralajmërues për sulmet raketore


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet izraelite kanë filluar të dielën testimin e një sistemi të ri me të cilin qytetarët do të njoftohen përmes SMS-ve në rast të ndonjë sulmi raketor në vend.

Autoritetet filluan testimin e sistemit, i cili do të dërgojë SMS lajmërues në hebraisht, arabisht, anglisht, dhe rusisht abonentëve të tri kompanive kryesore telefonike të vendit.

Sistemi - i cila duhet të bëhet funksional në muajin e ardhshëm - është projektuar për të mbrojtur civilët në rast të ndonjë sulmi nga Irani ose nga milicia e Hezbollahut e Libanit.

Izraeli beson se Irani po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore nën maskën e programit të tij bërthamor civil, dhe në muajt e fundit ka folur më shpesh për një sulm të mundshëm izraelit për të parandaluar programin bërthamor të Iranit.

Teherani mohon se është duke u përpjekur të ndërtojë armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG