Ndërlidhjet

Morsi pensionon shefin e ushtrisë


Shefi i armatës egjiptiane, Hysein Tantavi dhe presidenti i Egjiptit Mohamed Morsi 4 gusht, 2012
Shefi i armatës egjiptiane, Hysein Tantavi dhe presidenti i Egjiptit Mohamed Morsi 4 gusht, 2012
Raportet e mediave thonë se presidenti i Egjiptit Mohamed Morsi e ka urdhëruar pensionimin e shefit të armatës Marshal Hysein Tantavin, duke e zëvendësuar atë me gjeneral majorin Abdel Fatah al-Sisin.

Deri më tash nuk janë dhënë shpjegime për këtë veprim.

Po ashtu raportohet se presidenti i Egjipiti ka shfuqizuar disa amendamente kushtetuese, që i jepnin ushtrisë kompetenca të gjera.

Presidenti Morsi, që u zgjodh në muajin qershor, është anëtar i Vëllazërisë Myslimane.

Raportet në mes të Vëllazërisë dhe ushtrisë kanë qenë të tensionuara, që nga rrëzimi i presidentit Hosni Mubarak në vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG