Ndërlidhjet

Kërcënohen suedezët në Bjellorusi


Ambasada e Suedisë në Minsk të Bjellorusisë
Ambasada e Suedisë në Minsk të Bjellorusisë
Ambasada e Suedisë në Minsk ka marrë një kërcënim kundër shtetasve suedeze në Bjellorusi, pas dëbimit që iu bë së fundi ambasadorit suedez dhe diplomatëve, ka thënë Ministria e Jashtme e Suedisë.

“Ambasada Suedeze ka marrë një kërcënim që ka në shënjestër suedezët në përgjithësi në Bjellorusi”, njofton agjencia AFP.

“Për shkak të ngjarjeve të fundit, duke përfshirë edhe dëbimin e ambasadorit të Suedisë
nga Bjellorusia, ekzsiton arsyeja që suedezët të jenë vigjilentë dhe të kenë kujdes kur të udhëtojnë dhe qënsdrojnë në vend”, ka cituar AFP nëj deklaratë të postuar në uebfaqen e Ambasadës.

Tensionet në mes të Bjellorusisë dhe Suedisë janë rritur, pasi që një organizatë suedeze hodhi në muajin e kaluar qindra arinj lodra në Bjellorusi, të cilët bartnin sllogane demokratike.

Në javën e kaluar, Bjellorusia e dëboi ambasadorin e Suedisë për shkak se po “mbështeste aq shumë të drejtat e njeriut”.
XS
SM
MD
LG