Ndërlidhjet

Morsi: Pensionimet- “në të mirë të shtetit”


Presidenti i Egjiptit, Mohamad Morsi
Presidenti i Egjiptit, Mohamad Morsi
Presidenti i Egjiptit, Mohamad Morsi, tha se pensionimi i dy gjeneralëve të lartë të shtetit ishte “në të mirën e shtetit”.

Duke folur pas zëvendësimit të kreut të forcave të armatosura, Mohamad Husein Tantavi, dhe shefit të shtabit, Sami Anan, presidenti lavdëroi forcat e armatosura duke thënë se ato do të përqëndrohen “në misionin e shenjtë të mbrojtjes së shtetit”.

Një interpretim i kushtetutës, me të cilën synohej të frenohen fuqitë e presidentit, është anuluar tashmë.

Tantavi kishte udhëhequr Egjipitn pas rrëzimit nga pushteti të Hosni Mubarakut e deri në zgjedhjen për presidenti të Morsit në muajin qershor.
XS
SM
MD
LG