Ndërlidhjet

logo-print

Izraelitët kundër sulmit ndaj Iranit


Femrat në ushtrinë izraelite

Femrat në ushtrinë izraelite

Dhjetëra izraelitë protestuan në orët e vona të së dielës me kërkesën drejtuar qeverisë për të mos e sulmuar Iranin.

Të mbledhur në bllokun e banesave në të cilin jeton ministri i mbrojtjes, Ehud Barak, protestuesit bartnin pankarta me slogane që dënonin një sulm eventual nga Izraeli, ndërsa i bënin thirrje kryeministrit, Benjamin Netanjahu, që më parë të japë dorëheqjen se sa të vë në rrezik jetën e qytetarëve të Izraelit.

Protesta vjen pas rishfaqjes së spekulimeve se Izraeli mund ta sulmojë Iranin në përpjekje për ta penguar zhvillimin e programit bërthamor të këtij vendi.

Netanjahu i tha kabinetit të tij të dielën se kërcënimi nga Irani është sfida kryesore me të cilën përballet shteti hebrej.
XS
SM
MD
LG