Ndërlidhjet

Ahmadinexhad niset për në Mekë


Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad
Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad
Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, u nis për në Arabinë Saudite në prag të nisjes së një samiti të jashtëzakonshëm të Organizatës Islamike për Bashkëpunim që do të mbahet në Mekë me fokus konfliktin në Siri.

Teherani dhe Riadi kanë qëndrime të kundërta rreth këtij konflikti.

Arabia Saudite mbështet rebelët që po luftojnë për rrëzimin nga pushteti të presidentit, Bashar Al Asad, ndërsa Irani-si aleat i Asadit, ia ka orfuar atij mbështetjen e plotë.

Raportet Arabi Saudite-Iran janë të tensionuara edhe për shkak të dëbimit nga tregu saudit të naftës iraniane si pasojë e sanksioneve të vëna nga Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

Ahmadinexhad shfaqi shpresën që “samiti të përqëndrohet në rritjen e unitetit dhe uljen e antagonizmit”.

OIB-ja është mekanizmi i dytë islam me 57 anëtarë.
XS
SM
MD
LG