Ndërlidhjet

Lirimi i Baradarit- ndihmë në bisedimet për paqe


Pamje nga nata kur u arrestua komandanti kryesor i talebanëve, Mullah Abdul Gani Baradar

Pamje nga nata kur u arrestua komandanti kryesor i talebanëve, Mullah Abdul Gani Baradar

Një anëtar i Këshillit të Lartë për Paqe i Afganistanit konfirmoi raportet e mëhershme, sipas të cilave zyrtarët e qeverisë, kanë mbajtur takime sekrete me ish-komandatin kryesor të burgosur të talebanëve, Mullah Abdul Gani Baradar.

Veprimi thuhet se mund të rrisë shpresat lidhur me negociatat për paqe.

Mohamad Ismail Kasimjar tha se takimi, i zhvilluar dy muaj më parë në një burg pakistanez, ka pasur në qendër çështjen e bisedimeve për paqe.

Baradari është lideri më i rëndësishëm i burgosur i talebanëve, ndërsa njihej si ndihmës i besueshëm i liderit të militantëve, Mullah Muhamad Omar.

Pas arrestimit të tij në vitin 2010 në Pakistan, qeveria afgane pat thënë se burgosja e tij ka kthyer prapa arritjet në nisjen e bisedimeve paqësore me rebelët.

Kasimjar tha se Kabuli i ka kërkuar Islamabadit ta lirojë Baradarin “për shkak se ai ka treguar interes në bisedimet për paqe me qeverinë e Afganistanit”.
XS
SM
MD
LG