Ndërlidhjet

Nis Parada e Krenarisë, Klaus e kundërshton


Presidenti i Çekisë, Vaclav Klaus.

Presidenti i Çekisë, Vaclav Klaus.

Në Pragë të Çekisë sot ka nisur Parada e Krenarisë, e cila do të zgjasë deri më 19 gusht.

Festivali i minoriteteve seksuale organizohet nën patronazhin e kryetarit të Pragës, Bohusllav Svoboda, me gjithë protestat e nismave konservatore dhe të presidentit çek, Vaclav Klaus.

“Qëndrim negativ ndaj paradës së homoseksualëve kam shprehur edhe vitin e kaluar. Mirëpres edhe ata që do të shprehen kundër paradës”, ka thënë Klaus gjatë fundjavës.

Edhe pse 62 për qind e çekëve mbështesin martesat ndërmjet gjinive të njëjta, shumica e tyre thotë se çifteve homoseksuale nuk duhet t’iu jepet e drejta për të birësuar fëmijë.

Këtë kërkesë të komunitetit homoseksual e mbështesin vetëm 18 për qind e çekëve.
XS
SM
MD
LG