Ndërlidhjet

logo-print

Kastrati: KFOR-i duhet t’i largojë barrikadat


Zupç - foto arkivi

Zupç - foto arkivi

Gjendja e sigurisë në Mitrovicë në dy javët e fundit ka qenë e qetë, përderisa problem mbeten barrikadat në rrugët e veriut. Kështu është vlerësuar sot në takimin e Komitetit të Sigurisë, i cili mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka thënë se barrikadat janë duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe duke vështirësuar jetën e tyre.

“Strukturat e sigurisë, sidomos KFOR-i duhet të veprojë dhe t’i largojë barrikadat”, ka thënë Kastrati, duke kërkuar një prezencë më të shtuar të forcave të sigurisë edhe në Lagjen e Boshnjakëve dhe në Kodrën e Minatorëve.

Serbët kanë penguar vazhdimisht qarkullimin e lirë në veri të Mitrovicës, që nga aksioni i Policisë së Kosovës më 25 korrik, 2011, për të futur nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 që lidhin Kosovën me Serbinë.
XS
SM
MD
LG