Ndërlidhjet

Ushtarakja homoseksuale merr titullin e gjeneralit


Ilustrim

Ilustrim

Një oficere e ushtrisë amerikane është bërë personi i parë homoseksual që është promovuar në rangun e gjeneralit.

Temi Smith është shpërblyer në një ceremoni në Uashington, gjatë së cilës, gruaja e saj, Trejsi Hepner, i ka vendosur yllin e gjeneralit në uniformë.

Çifti është martuar në mars të vitit 2011 në Uashington.

Si kolonele, Smith ka shërbyer në Afganistan nga dhjetori i vitit 2010 deri në tetor të 2011-ës.

Promovimi i saj ndodh më pak se një vjet pasi Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka shfuqizuar politikën e saj, sipas së cilës, ushtarakët homoseksualë dëboheshin me “shkarkimin e nderit”.
XS
SM
MD
LG