Ndërlidhjet

Dhunë në Kaukaz, vritet oficeri


Ilustrim
Ilustrim
Sulmues të panjohur kanë hapur zjarr ndaj një automjeti ushtarak në rajonin e Kaukazit Verior, duke vrarë një oficer.

Incidenti ka zënë vend të hënën, pranë kufirit ndërmjet Osetisë Veriore dhe Ingushetisë.

Zyrtarët lokalë thonë se është vrarë një kapiten i Ministrisë së Brendshme, ndërsa një major është plagosur rëndë.

Dhuna në mes të militantëve të dyshuar islamikë dhe forcave të sigurisë në rajonin rus të Kaukazit lë dhjetëra të vrarë dhe të plagosur çdo vit.

Republikat më të paqëndrueshme në këtë rajon janë: Ingushetia, Dagestani, Çeçenia dhe Kabardino Balkaria.
XS
SM
MD
LG