Ndërlidhjet

Valeri Amos viziton Sirinë e Libanin


Shefja për Ndihma Humanitare e Kombeve të Bashkuara, Valeri Amos.
Shefja për Ndihma Humanitare e Kombeve të Bashkuara, Valeri Amos.
Shefja për Ndihma Humanitare e Kombeve të Bashkuara, Valeri Amos, do të vizitojë Sirinë dhe Libanin, nga data 14 deri më 16 gusht, për shkak të shqetësimeve në rritje për “përkeqësimin e situatës humanitare”.

Amos do të hetojë efektet e konfliktit të gjatë sirian te civilët që kanë mbetur në Siri dhe tek ata që janë larguar në vendet fqinje, siç është Libani.

Ajo pret të takohet me zyrtarët sirianë dhe ata të Gjysmëhënës së Kuqe të Sirisë.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth dy milionë civilë janë prekur nga kriza dhe më shumë se një milion të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.

Rreth 140,000 sirianë janë larguar për në Liban, Jordani, Turqi dhe Irak.
XS
SM
MD
LG