Ndërlidhjet

Karaxhiqi kërkon gjykim të ri


Radovan Karaxhiq
Radovan Karaxhiq
Ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, i cili akuzohet për krime lufte dhe gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë, ka kërkuar gjykim të ri para Tribunalit të Hagës, ndërsa ka akuzuar prokurorinë për vonesa në dorëzimin e dokumenteve.

“Radovan Karaxhiq kërkon të urdhërohet një gjykim i ri”, thuhet në kërkesën që transmeton Tribunali.

Sipas saj, "Karaxhiqi është dëmtuar", sepse “ka pasur të drejtë që nga fillimi të njihet me aktakuzën dhe jo të mësojë shkarazi për përmbajtjen e saj”.

Gjykimi i Karaxhiqit ka nisur në fund të tetorit 2009, ndërsa paraqitjen e provave kundër tij, prokurorët e kanë përfunduar në maj të këtij viti.

Karaxhiqi, pos tjerash, akuzohet për gjenocid ndaj 8,000 boshnjakëve në Srebrenicë.
XS
SM
MD
LG