Ndërlidhjet

Kurdët - përgjegjës për rrëmbimin e deputetit


Husein Ajgun
Husein Ajgun
Militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit kanë marrë përgjegjësinë për rrëmbimin e deputetit të Parlamentit turk, Husein Ajgun.

Në komunikatën që kanë bërë publike agjencitë pro-kurde thuhet se përshkallëzimi i aksioneve ushtarake të Turqisë për të liruar Ajgunin, “vë në rrezik jetën e tij”.

Ajgun, i cili është edhe vetë kurd, është ligjvënës nga Partia Republikane Popullore.

Ai është rrëmbyer më 12 gusht, derisa udhëtonte drejt provincës Tunçeli.

Ushtria turke ka dërguar rreth 200 trupa në rajon, pas kidnapimit të tij.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, lufton për autonominë e kurdëve brenda Turqisë qysh në vitet 1970.
XS
SM
MD
LG