Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Rritet dhuna në Siri, shqetësim për civilët


Shefi i misionit monitorues të Kombeve të Bashkuara në Siri, Babakar Gej.

Shefi i misionit monitorues të Kombeve të Bashkuara në Siri, Babakar Gej.

Në Siri kanë vazhduar edhe sot luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve rebelë, të përqendruara kryesisht në qytetin e Alepos.

Shefi i misionit monitorues të Kombeve të Bashkuara, Babakar Gej, ka shprehur shqetësimet për viktimat civile.

“Është e qartë se dhuna është në rritje në shumë pjesë të Sirisë. Përdorimi i armëve të rënda nga qeveria dhe sulmet e shënjestruara të opozitës janë duke shkaktuar situatë të rëndë për civilët e pafajshëm”, ka thënë Gej në konferencën për media në Damask.

Shefja për Ndihma Humanitare e Kombeve të Bashkuara, Valeri Amos, ka njoftuar sot se do të vizitojë Sirinë dhe Libanin, për shkak të shqetësimeve në rritje për “përkeqësimin e situatës humanitare”.

Amos do të hetojë efektet e konfliktit të gjatë sirian te civilët që kanë mbetur në Siri dhe tek ata që janë larguar në vendet fqinje, siç është Libani.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth dy milionë civilë janë prekur nga kriza dhe më shumë se një milion të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.

Rreth 140,000 sirianë janë larguar për në Liban, Jordani, Turqi dhe Irak.
XS
SM
MD
LG