Ndërlidhjet

Suriname njeh pasaportat e Kosovës


Pasaportë e Kosovës
Pasaportë e Kosovës
Republika e Surinameve ka marrë vendim për njohjen e pasaportave të Republikës së Kosovës.

Vendimi është bërë i ditur përmes një letre zyrtare që Ambasada e Surinameve në Hagë, i ka dërguar Ambasadës së Republikës së Kosovës në Hagë, njofton Ministria e Jashtme kosovare.

Në letër bëhet e ditur se qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaporta të lëshuara nga Republika e Kosovës, mund të udhëtojnë në Suriname, pas pajisjes me vizë.

Suriname është shtet në veri të Amerikës Jugore.
XS
SM
MD
LG