Ndërlidhjet

SHBA: Marrëveshja e Ohrit shmangu luftën


Ilustrim
Ilustrim
Në Maqedoni shënohet sot 11-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të vitit 2001.

Duke e cilësuar si historike, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup ka thënë se marrëveshja në fjalë ka mundësuar progresin e Maqesonisë drejt një shoqërie multietnike, multikulturore dhe multifunksionale.

“Para njëmbëdhjetë vjetësh, Maqedonia u ballafaqua me rrezikun e një lufte të përgjakur qytetare. Duke iu falënderuar guximit dhe vizionit të liderëve politikë të këtij vendi dhe negociatave të kujdesshme të diplomatëve amerikanë dhe evropianë, në datën e sotme, në vitin 2001, u nënshkrua Marrëveshja kornizë e Ohrit dhe u shmang lufta”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane.

Marrëveshja kornizë është arritur më 13 gusht, 2001, në rezidencën presidenciale në Ohër. Atë e kanë nënshkruar ish-presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, ish-lideri i VMRO-DPMNE dhe ish-kryeministri Lubço Georgievski, kryetari i PPD-së Imer Imeri, kryetari i PDSH-së, Arbër Xhaferi dhe kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

Garantues dhe firmosës së marrëveshjes ishin edhe përfaqësuesit specialë të SHBA-së dhe BE-së, Xhejms Perdju dhe Fransoa Leotar.
XS
SM
MD
LG