Ndërlidhjet

Jashareviqi shpërfill gjykatën


Mevlid Jashareviq, gjatë sulmit ndaj ambasadës amerikane në Sarajevë.

Mevlid Jashareviq, gjatë sulmit ndaj ambasadës amerikane në Sarajevë.

Vehabisti Mevlid Jashareviq, i akuzuar për sulme terroriste ndaj ambasadës amerikane në Sarajevë, nuk është shfaqur në vazhdimin e gjykimit të tij para Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës.

Një gjë e tillë është interpretuar si shpërfillje e gjykatës nga ana e gjyqtarëve.

Në sallën e gjyqit janë shfaqur të akuzuarit e tjerë për rastin – Emrah Fojnica dhe Munib Ahmetspahiq.

Vazhdimi i gjykimit për Jashareviqin është caktuar për 23 gusht.

Jashareviq, në tetor të vitit të kaluar, ka hapur zjarr në ambasadën e SHBA-së me një pushkë automatike, duke plagosur një oficer të policisë, para se policia ta qëllonte atë në këmbë dhe ta arrestonte.

Fojnica dhe Ahmetspahiq akuzohen se e kanë ndihmuar atë ta kryente sulmin.
XS
SM
MD
LG