Ndërlidhjet

Kabuli jep përgjigje kontradiktore për takimin me talibanët


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët afganë kanë dhënë përgjigje kontradiktore ndaj raporteve se një delegacion afgan është takuar dy muaj më parë me ish-komandantin taliban, Mullah Abdul Ghamni Baradar, në Pakistan.

Muhamed Ismail Kasimiar, anëtar i Këshillit për Paqe të Afganistanit, ka konfirmuar raportet, duke i thënë AFP-së se takimi është fokusuar në bisedimet eventuale për paqe.

Megjithatë, zëdhënësi i ambasadës afgane në Islamabad, Zardhasht Shams, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “një takim i tillë nuk ka ndodhur”.

Baradar është lideri më i rëndësishëm taliban që ndodhet në burg. Ai po ashtu ka qenë ndihmës i besueshëm i udhëheqësit të militantëve, Mullah Muhamed Omar.

Kur është arrestuar në vitin 2010 në Pakistan, Kabuli ka thënë se burgosja e tij ka ndikuar negativisht në përpjekjet për bisedime me kryengritësit.

Kasimiar ka thënë se Kabuli i ka kërkuar Islamabadit të lirojë Baradarin, sepse “ai ka treguar interes për bisedimet e paqes”.
XS
SM
MD
LG