Ndërlidhjet

Bruto prodhimi i brendshëm (GDP) i Greqisë ka rënë për 6.2 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, në krahasim me çerekun e njëjtë të vitit të kaluar, çfarë, megjithatë, është një përmirësim i vogël në krahasim me rënien prej 6.5% në tremujorin e parë.

Shifrat janë bërë publike nga Agjencia greke për Statistika.

Vendi po kalon vitin e pesë të recesionit, ndërsa institucionet financiare kanë paralajmëruar se recesioni i 2012-ës mund të jetë më i keq seç është paraparë.

Greqia ka siguruar aftësinë e pagimit të borxheve me ndihmën e kredive ndërkombëtare, të cilat i jepen përkrah zbatimit të masave të ashpra të kursimit.

Në raportin e tij të fundit për Greqinë, Komisioni Evropian nuk ka paraparë fillimin e daljes së Greqisë nga recesioni para vitit 2014.
XS
SM
MD
LG