Ndërlidhjet

Ish-ndihmësi i Papës do të gjykohet


Papa Benedikti XVI
Papa Benedikti XVI
Gjykatësit kanë vendosur të hënën se ish-ndihmësi i Papa Benediktit XVI duhet të dalë në gjyq, nën akuzat për vjedhje dhe lëshim në publik të dokumenteve konfidenciale të Kishës.

Një tjetër punonjës i Vatikanit, i akuzuar si bashkëpunëtor, po ashtu duhet të paraqitet para gjyqit.

Ish-ndihmësi i Papës, Paolo Gabriele, 46 vjeç, është arrestuar në muajin maj, pasi policia ka gjetur dokumente konfidenciale në apartamentin e tij në Vatikan.

Pas arrestimit të tij, Vatikani ka urdhëruar hetim të rastit.

Gabriele u ka thënë hetuesve se ai donte të çrrënjoste korrupsionin, për të cilin “Papa nuk ka qenë i informuar sa duhet”.

Nëse dënohet, ai rrezikon të përballet me gjashtë vjet heqje lirie.

Gjykimi i tij nuk pritet të nisë para muajit tetor.

Sipas ligjeve të Vatikanit, Papa ka të drejtë në çdo kohë të ndalojë gjykimin e Gabrieles ose ta falë atë.
XS
SM
MD
LG