Ndërlidhjet

logo-print

LO: Twitter-i pushtohet nga 150 mln mesazhe


Logo e Twitter-it

Logo e Twitter-it

Gjatë Lojërave Olimpike në Londër, në Twitter janë publikuar më shumë se 150 milionë mesazhe, ndërsa numrin më të madh të vizitorëve rrjeti social e ka pasur kur njeriu më i shpejtë në botë, Jusein Bolt, ka fituar medaljen e artë.

Pasi vrapuesi nga Xhamajka ka fituar në garën 100 metra, në Twitter janë publikuar çdo minutë 74,000 twitt-mesazhe, ndërsa pas triumfit të tij në garën 200 metra, në rrjetin social kanë dalë 80,000 mesazhe në çdo minutë.

Vizitë masive e Twitter-it, me 67,000 mesazhe në minutë, është shënuar edhe pas fitores së tenistit britanik, Endi Marej, i cili ka marrë medaljen e artë pasi ka mundur zviceranin Roxher Federer.

Për temën e futbollit në Olimpiadë, në Twitter janë publikuar 5 milionë mesazhe, ndërsa, sipas rrjetit social, interesim të madh kanë zgjuar edhe noti, atletika, gjimnastika dhe volejbolli.

Gjatë ceremonisë së hapjes dhe të mbylljes së Lojërave Olimpike, në Twitter janë publikuar rreth 116,000 mesazhe në minutë, ndërsa më shumë “twitt”-e kanë dalë pas shfaqjes së mbrëmshme në Londër të grupit britanik të pop-it “Spice Girls”.

Lojërat Olimpike janë zhvilluar nga 27 korriku deri më 12 gusht. Shtetet e Bashkuara kanë arritur të fitojnë më së shumti medalje në gara.
XS
SM
MD
LG