Ndërlidhjet

logo-print

Al Kaida merr përgjegjësinë për sulmet në Irak


Bagdad, 23 korrik 2012.

Bagdad, 23 korrik 2012.

Dega e Al Kaidës në Irak ka marrë përgjegjësinë për sulmet vdekjeprurëse gjatë muajve qershor dhe korrik anembanë vendit, duke thënë se ato kanë qenë pjesë e një ofensive të re kundër qeverisë së udhëhequr nga shiitët.

Në deklaratën e postuar në një ueb-faqe militante, Shteti Islamik i Irakut ka thënë se qëndron pas sulmeve të dyfishta me bomba, që kanë ndodhur muajin e kaluar dhe që kanë pasur në shënjestër një njësi anti-terrorizëm në Bagdad.

Deklarata pohon se 70 njerëz janë vrarë në sulmin e 31 korrikut në ndërtesat e sigurisë.

Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se 21 persona kanë humbur jetën nga ky sulm.

Grupi militant po ashtu ka marrë përgjegjësinë për sulme të tjera ndaj zyrtarëve të qeverisë dhe të sigurisë, nga 17 qershori deri më 20 korrik.

Ministria irakiane e Shëndetësisë ka thënë se militantët kanë vrarë 325 irakianë në korrik, duke e bërë atë muajin më të përgjakshëm në dy vjet.
XS
SM
MD
LG