Ndërlidhjet

SHBA: Tre të vrarë nga të shtënat në Teksas


Policia në gjendje gatishmërie gjatë incidentit me të shtëna në Uiskonsin më 5 gusht 2012
Policia në gjendje gatishmërie gjatë incidentit me të shtëna në Uiskonsin më 5 gusht 2012
Policia ka njoftuar se është vrarë personi i armatosur, i cili mbrëmë vonë i ka vrarë dy persona, gjatë të shtënave që ndodhën afër një kompleksi universitar në shtetin Teksas.

Gjatë të shtënave afër Universitetit Teksas A&M, në Kolexh Stejshën, pos personit të armatosur, janë vrarë një polic dhe një civil, ndërsa janë plagosur tre policë dhe një grua.

Ky incident ndodhi në periudhën kur në Shtetet e Bashkuara mbretëron shqetësim lidhur me dhunën me armë.

Muajin e kaluar, një person pat vrarë 12 vetë dhe plagosur afro 60 të tjerë në një kinema në Kolorado, ndërsa më 5 gusht, nga të shtënat e një personi të armatosur në tempullin Sikh në Uiskonsin, u vranë gjashtë vetë.
XS
SM
MD
LG