Ndërlidhjet

Siri: Kryengritësit thonë se e kanë zënë pilotin e aeroplanit


Pamje e aeroplanit luftarak, për të cilin kryengritësit pretendojnë se e kanë rrëzuar në Deir el-Zour
Pamje e aeroplanit luftarak, për të cilin kryengritësit pretendojnë se e kanë rrëzuar në Deir el-Zour
Kryengritësit në Siri kanë publikuar fotografi të njeriut për të cilin pretendojnë se është piloti i aeroplanit luftarak, që sipas tyre, është rrëzuar në pjesën lindore të këtij vendi.

Por, mediat shtetërore thonë se aeroplani është rrëzuar dje në provincën lindore Deir el-Zour, për shkak të “problemeve teknike” dhe se po zhvillohen kërkime për gjetjen e pilotit.

Ky zhvillim ndodhi në kohën kur Siria po ballafaqohet me suspendim nga Organizata për Bashkëpunim Islamik, për shkak të krizës.

Sot më vonë gjatë ditës, ministrat e jashtëm të vendeve të këtij grupi, do të diskutojnë për një propozim – rezolutë, e cila kundërshtohet nga Irani.

Takimi dyditësh i Organizatës për Bashkëpunim Islamik mbahet në Xheda të Arabisë Saudite.
XS
SM
MD
LG