Ndërlidhjet

Flamuri Olimpik me pesë rrathë arriti në Brazil


Prefekti Eduardo Paes e valvit Flamurin Olimpik, posa ai arriti në Rio de Zhanejro
Prefekti Eduardo Paes e valvit Flamurin Olimpik, posa ai arriti në Rio de Zhanejro
Flamuri Olimpik me pesë rrathë, nga Londra ka arritur në Rio de Zhanejro të Brazilit, ku do të mbahen Lojërat Olimpike Verore në vitin 2016.

Prefekti i këtij qyteti, Eduardo Paes, e ka valvitur flamurin me pesë rrathë, posa ai arriti me aeroplan nga kryeqyteti britanik, ku të dielën përfunduan Lojërat Olimpike Londra 2012.

Pritet që gjatë ditës së sotme Flamuri Olimpik do të arrijë në kryeqytetin Brazilia, në një ceremoni ku do të marrë pjesë edhe presidentja e Brazilit, Dilma Rousef.
XS
SM
MD
LG