Ndërlidhjet

logo-print

I dërguari i Asadit bisedon me zyrtarët kinezë


Alepo, Siri

Alepo, Siri

Një i dërguar i presidentit sirian, Bashar al-Asad, do të qëndrojë në Pekin për të biseduar me zyrtarët atje rreth situatës në Siri.

Ministria e Jashtme kineze ka bërë të ditur se Boutaina Shaban do të takojë ministrin e Jashtëm, Jang Jieçi, në kuadër të përpjekjeve të Kinës “për të promovuar zgjidhje politike të konfliktit në Siri".

Kina u ka vënë veto rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër regjimit të Asadit.

Në ndërkohë, sot në Siri pritet të arrijë shefja për ndihma humanitare e OKB-së, Valeri Amos, për të vlerësuar rrjedhën e ndihmave emergjente.

Rreth dy milionë civilë sirianë thuhet të jenë prekur nga kriza, ndërsa një milion të tjerë kanë braktisur shtëpitë.

Në një tjetër zhvillim, sot hapet edhe samiti dyditor i Organizatës për Bashkëpunim Islamik në Arabinë Saudite, i cili do të diskutojë situatën në Siri.
XS
SM
MD
LG