Ndërlidhjet

logo-print

Shtyhet gjykimi për Timoshenkon


Julia Timoshenko, në kohën kur ka qenë kryeministre.

Julia Timoshenko, në kohën kur ka qenë kryeministre.

Gjykata në Kharkiv të Ukrainës ka shtyrë gjykimin për ish-kryeministren Julia Timoshenko, në rastin për evazion fiskal.

Gjykatësi Konstantin Sadivski ka bërë të ditur se gjykimi shtyhet deri më 11 shtator, për shkak të kërkesës së prokurorëve që e pandehura të marrë pjesë në gjykim përmes video-lidhjes.

Timoshenko, e cila ka thënë se nuk mund të marrë pjesë në gjykim për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, ka refuzuar kërkesën e prokurorëve që nga 31 korriku.

Gjykimi tashmë është shtyrë disa herë.

Ai ka të bëjë me akuzat se Timoshenko ka keqpërdorur miliona dollarë taksa, në lidhje me një kompani private të energjisë, të cilën e ka kryesuar gjatë viteve ’90.

Timoshenko, vitin e kaluar, është dënuar me shtatë vjet heqje lirie, për shkak të, siç është thënë, shpërdorimeve me detyrën zyrtare.

Procesin kundër saj, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë cilësuar si të motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG