Ndërlidhjet

Irani nuk beson në sulmet izraelite


Iran
Iran
Ministria e Jashtme e Iranit ka thënë se nuk beson në sulmet izraelite mbi objektet e saj bërthamore, përderisa shtypi izraelit, në ditët e fundit, shkruan gjithnjë e më shumë për një mundësi të tillë.

“Kemi qenë vazhdimisht dëshmitarë të deklaratave të tilla të pabazuara, por konsiderojmë se nuk ka arsye për atë aksion”, ka deklaruar zëdhënësi i ministrisë iraniane, Ramin Mehmanparast, në konferencën për gazetarë në Teheran.

Ky i fundit, sipas tij, nuk i merr si serioze kërcënimet në fjalë.

Shtypi izraelit ka shkruar për mundësinë e sulmeve të Izraelit në objektet bërthamore të Iranit, por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, ka deklaruar të hënën se Uashingtoni konsideron se ka ende kohë për ripërtëritjen e negociatave rreth aktivitetit nuklear të Republikës Islamike.

Perëndimi ka ndërmarrë një sërë sanksionesh kundër Teheranit zyrtar, nga frika se aktiviteti i tij atomik ka për qëllim krijimin e armës bërthamore.

Irani i hedh poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG