Ndërlidhjet

Valeri Amos arrin në Damask


Shefja për Ndihma Humanitare e Kombeve të Bashkuara, Valeri Amos.

Shefja për Ndihma Humanitare e Kombeve të Bashkuara, Valeri Amos.

Shefja për Ndihma Humanitare e Kombeve të Bashkuara, Valeri Amos, ka arritur në Damask, për të diskutuar “përkeqësimin e situatës humanitare të civilëve sirianë”.

Amos pritet të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe të Gjysmëhënës së Kuqe.

Kombet e Bashkuara thonë se rreth 150,000 refugjatë sirianë ndodhen në vendet fqinje, por shumë besojnë se numri i tyre mund të jetë disa herë më i madh.

Luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve rebelë kanë vazhduar edhe sot, me intensitet gjithnjë e më të shtuar në qytetin e Alepos.
XS
SM
MD
LG