Ndërlidhjet

Protestojnë për të drejtat e gruas


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Mijëra tunizianë zhvilluan protesta për të drejtat e gruas në kryeqytetin e vendit.

Protestat vijnë në kohën e rritjes së pakënaqësive ndaj qeverisë së udhëhequr nga islamistët.

Aktivistët janë shprehur kundër një pjese në draft-kushtetutë, ku femrat cilësohet të jenë “plotësuese për burrat”, ndërsa duan që një ligji i mëparshëm i 1956-ës të mbetet në fuqi duke u garantuar femrave barazi të plotë me meshkujt.

Diku gjashtë mijë njerëz-kryesosht femra, mbajtën të hënën mbrëma dy protesta në qendër të Tunisit.

Rreth një mijë njerëz morrën pjesë në një protestë tjetër në qytetin Sfaks-260 kilometra në jug të Tunisit.

Ligji i vitit 1956 ishte i pari i këtij lloji në botën arabe.

Me të ndalohej poligamia dhe mënyra e braktisjes dhe divorcit nga gruaja duke e thënë këtë tri herë me radhë.
XS
SM
MD
LG