Ndërlidhjet

Anomalitë e fluturave në Fukushima


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Një grup shkencëtarësh ka vërejtur parregullsi të ndryshme tek disa flutura të mbledhura në afërsi të uzinës bërthamore në Fukushima, ku pat ndodhur katastrofa e fundit bërthamore në marsin e vitit të shkuar, raportoi agjencia e lajmeve DPA.

“Ne erdhëm në përfundim se radionukleidet artificiale nga Uzina për Energji Bërthamore në Fukushima Dajçi kanë shkaktuar dëmtime fiziologjike dhe gjenetike për këtë specie”, citohen shkencëtarët në një artikull të Scientific Reports-një magazine online të Grupit për Publikime Natyrore.

"Fluturat konsiderohet të jenë një ndihmesë për të përckatuar gjendjen e ambientit”, tha kryesuesi i grupit, Xhoji Otaki, profesor në Universitetin e Rjukus në Okivana.

Ekipi mblodhi 144 flutura në zonat brenda dhe jashtë Fukushimas në muajin maj të vitit të kaluar, dy muaj pas ngjarjeve që tronditën vendin.
XS
SM
MD
LG