Ndërlidhjet

Raportet për shitjen e raketave-"provokuese"


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Ministria e jashtme e Ukrainës i cilësoi si provokim raportet e mediave, sipas të cilave Azerbejxhani akuzon Ukrainën se ia ka shitur Armenisë një mori raketash në vitin 2011.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Oleksandër Dikusarov, tha në një konferencë për media se Ukraina u është përmbajtur rreptësisht obligimeve ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara dhe të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian sikurse që i është përmbajtur legjislacionit vendor.

Ministria e mbrojtjes së Armenisë hodhi gjithashtu poshtë raportet në fjalë.

Armenia dhe Azerbejxhani, për tri dekada me radhë, kanë një konflikt rreth enklavës së kontrolluar nga armenët, atë të Nagorno-Karabakut, për të cilën pat pasur një armëpushim të brishtë në vitin 1994.

Republika e vetëshpallur e Nagorno-Karabakut nuk është riorganizuar nga asnjëra prej palëve të përfshira në konflitin për të.
XS
SM
MD
LG