Ndërlidhjet

Autoritetet në Pakistan thanë se kanë vdekur të tre ushtarë, ndërsa janë plagosur të paktën 23 militantë gjatë përleshjeve në zonat veri-perëndimore të vendit.

Përleshjet ndodhën në zonën e Dalajnej në qarkun Orakzaj, përgjatë kufirit me Afganistanin, pasi trupat pakistaneze zbatuan një sulm ndaj militantëve të kësaj zone.

Zyrtarët thanë se dhjetëra trupa janë vrarë gjithashtu.

Megjithëatë, nuk ishte e mundur që raportet të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Orakzai është një nga shtatë qarqet në Pakistan, ku militantët e talebanëve dhe ata të Al Kaidas mbajnë një varg bastionesh për të zbatuar sulme brenda Pakistanit dhe në territorin e Afganistanit.
XS
SM
MD
LG