Ndërlidhjet

Çeku kërkon mbështetje amerikane për FSK-në


Ministri i FSK-së, Agim Çeku

Ministri i FSK-së, Agim Çeku

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, kërkoi përkrahjen e Shteteve të Bashkuara në integrimin e FSK-së, në nisma rajonale dhe në procese integruese evro-atlantike, njofton zyra për media e ministrisë.

Në njoftomin e ministrisë jepen detaje për takimet që delegacioni kosovar ka zhvilluar dhe pritet të zhvillojë me zyrtarët amerikanë gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.

“Në të gjitha takimet, zyrtarë të lartë amerikanë shprehën mirënjohjen për të arriturat e FSK-së, ër punën e lidershipit të saj dhe nxitën përkushtimin e mëtejmë në arritjen e objektivave strategjike duke siguruar për përkushtimin e SHBA-vë për një përkrahje të vazhdueshme për FSK-në”, thuhet, ndër të tjera, në njoftim.

Mësohet se të mërkurën, delegacioni i Kosovës pritet të zhvillojë edhe disa takime në Uashington për të vazhduar pastaj vizitën në shtetin e Ajovës, ku me ftesë të Gardës Kombëtare të Ajovës do të marrin pjesë në konferencën dy ditore të realizuar në kuadër të Programit për Partneritet në mes të Kosovës dhe Ajovës.
XS
SM
MD
LG