Ndërlidhjet

Protestojnë minatorët afrikanë


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Disa mijëra minatorë të Minës së platinit në Afrikën Jugore protestuan, gjatë ditës, lidhur me kushtet e tyre të punës.

Derisa po zhvillohej protesta, më pak se 100 metra larg turmës së protestuesve u gjet trupi i pajetë i një burri i cili, siç dukej, ishte një nga afro dhjetë viktimat e dhunës që shpërtheu gjatë protestave.

Policia më herët kishte kaluar me vetura në këtë zonë duke u ndalur, për pak kohë, vetëm sa për t’i shikuar protestuesit.

Mina në fjalë u mbyll, kohë më parë, dhe protestuesit ia vunë zjarrin disa hyrjeve përreth saj.

Protestat nisën të premtën kur punëtorët braktisën punën për shkak të mosmarrëveshjeve rreth pagave, bëri të ditur mina Lonmin përmes një deklarate.
XS
SM
MD
LG