Ndërlidhjet

Evropa-më afër recesionit


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Evropa po i afrohet recesionit, pas publikimit të shifrave që treguan një rënie në rritjen ekonomike të Eurozonës-një pjesë e së cilës është zhytur në borxhe, njoftoi AP-ja.

Eurostat, agjencia për statistika e Bashkimit Evropian, bëri të ditur se ekonomitë e Eurozonës dhe të Bashkimit Evropian janë tkurrur për 0.2 për qind në çerekun e dytë të këtij viti.

Problemet me borxhe të Evropës thuhet se kanë shkaktuar përkeqësimin e parashikimeve për rritjen ekonomike përgjatë muajve të kaluar.

Rajoni evropian është konsumatori i dytë më i madh i eksporteve amerikane.

Eurozona po përballet me nivele të larta të borxheve, ndërsa është shënuar një shkallë e papunësisë prej 11.2 për qindësh.

Krahasuar me vitin paraprak, ekonomia e Eurozonës është ulur për 04 për qind.
XS
SM
MD
LG