Ndërlidhjet

Rrëmbehet gazetari iranian në Siri


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Televizioni në gjuhën arabe i Iranit njoftoi se një nga gazetarët e tij të bazuar në Siri është rrëmbyer nga rebelët.

Televizioni Al Alam tha se gazetari, Ahmad Satuf, është rrëmbyer nga “grupet e armatosura terroriste” kur po kthehej në shtëpineë e tij në Homs.

Megjithatë, mbeti e paqartë se në cilën kohë saktësisht u rrëmbye gazetari, por u tha se ai është zhdukur që disa ditë.

Rrëmbimi i Satufit është vetëm një nga rrëmbimet e gazetarëve të huaj në Siri që kur nisi konflikti atje.

Tre gazetarë të televizionit shtetëror u rrëmbyen nga rebelët të premtën në Damask.
XS
SM
MD
LG