Ndërlidhjet

Morsi shpërblen ish-zyrtarët


Ish-ministri i mbrojtjes, Husein Tantavi; presidenti i Egjiptit, Mohamad Morsi dhe ish-shefi i shtabit, Sami Anan (nga e majta)

Ish-ministri i mbrojtjes, Husein Tantavi; presidenti i Egjiptit, Mohamad Morsi dhe ish-shefi i shtabit, Sami Anan (nga e majta)

Presidenti i Egjiptit, Mohamad Morsi, shpërbleu me çmimin më të lartë të shtetit dy ish-gjeneralët, të cilët i pensionoi kohë më parë.

Televizioni shtetëror transmetoi pamjet e ish-ministrit të mbrojtjes, Husein Tantavi dhe ish-shefit të shtabit, Sami Anan, duke marrë medaljet nga Morsi gjatë ceremonisë në pallatin presidencial në Kajro.

Vendimi për t’i pensionuar dy ish-zyrtarët kishte shkaktuar një varg spekulimesh lidhur me raportet ndërmjet presidentit, që vjen nga radhët e islamistëve, dhe ushtrisë së vendit.

Të hënën, Morsi emëroi dy këshilltarë të rinj të presidencës.
XS
SM
MD
LG