Ndërlidhjet

Ish-presidenti argjentinas para gjyqit


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Argjentina do ta gjykojë ish-presidentin lidhur me akuzat për dhënie të mitos, njoftoi agjencia e lajmeve AP.

Fernando De La Rua akuzohet se i ka paguar pesë milionë dollarë një grupi senatorësh në shkëmbim të votave të tyre për heqjen e masave mbrojtëse të punëtorëve në vitin 2000, kur Fondi Monetar Ndërkombëtar po përgatiste një raport për fleksibilitetin e punëtorëve si kërkesë për zgjerimin e huave për Argjentinën.

Gjykimi pritet të vazhdojë edhe në vitin 2013 me më shumë se 300 dëshmitarë në mesin e të cilëve edhe presidentja argjentinase, Kristina Fernandez.

Ajo kishte qenë senatore në kohën e skandalit.
XS
SM
MD
LG