Ndërlidhjet

Pentagoni hedh poshtë ndalim-fluturimin mbi Siri


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, ka sugjeruar se Pentagoni nuk është duke konsideruar seriozisht zonën e ndalim-fluturimit mbi Siri.

Komentet e tij në Uashington vijnë në mesin e raporteve në rritje për sulme ajrore të Qeverisë siriane mbi forcat rebele.

Paneta ka thënë se fokusi i tij është të sigurojë se armët kimike dhe biologjike të Sirisë ndodhen në vende të sigurta.

Ai po ashtu ka akuzuar Iranin se luan rol të madh në konfliktin sirian, përfshirë përpjekjet për të trajnuar një polici për të luftuar përkrah forcave të presidentit Bashar al-Asad.

Ish-kryeministri i Asadit, Rijad Hixhab, i cili këtë muaj ka dezertuar në anën e opozitës, ka thënë të martën se presidenti kontrollon më pak se një të tretën e Sirisë dhe se regjimi i tij është duke u shembur.
XS
SM
MD
LG